Duket e vështirë për të kuptuar se si një skuadër që ka shënuar 9 gola në 4 ndeshje të ketë probleme me sulmin. Ky është rasti i Inter, një skuadër që prodhon shumë por po aq shumë shpërdoron. Zikaltërit hasën vështirësi në këtë pikë në dy ndeshjet e fundit, kundër Sampdoria dhe Real Madrid për këtë arsye trajneri Inzaghi dhe stafi i tij po mendojnë për një zgjidhje ndryshe, ndaj Bologna me shumë mundësi do të provojnë nga minuta e parë dyshen Martinez-Correa.

Correa Lautaro Cambio Sostituzione
Correa Lautaro Cambio Sostituzione

Deri më tani trajneri Inzaghi i ka besuar Edin Dzekos, katër ndeshjet si tullar, ndërsa tashmë ka ardhur koha që boshnjaku të ulet në stol. Correa dhe Martinez kanë vërtetuar tek Inter dhe tek përfaqësuesja argjentinase se lidhen mirë ndërmjet tyre, tani është koha ti shohim të dy nga minuta e parë. Inzaghi duhet të gjejë edhe një stabilitet mes reparte, përveç sfidës së parë kundër Geona, zikaltërit kanë pësuar gjithnjë. Nuk është koha për të vënë alarmin, në përgjithësi, Inter nuk ka stonuar, as kundër Real Madrid, prodhon futboll por nuk janë shumë të kthjellët në pasin final apo në konkretizimin e raste. Bologna është sfida e duhur për të parë një Inter pak më ndryshe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb