Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një vizitë në ambientet e spitalit Infektiv në QSUT.

Rama shprehet se po investohet për rehabilitimin dhe zgjerimin me kushtet më standarde të emergjencave shëndetësore dhe transformimin e spitalit, ndërsa premtoi rritje të pagave për bluzat e bardha.

“Rëndësi ka që projektet i kemi të mbyllura. I gjithë sistemi i sigurisë do të jetë i garantuar dhe besoj se nuk do të ketë më gjera të reja për të bërë veç mirëmbajtjes dhe rritjes së kapaciteteve. Ne tani do të rrisim edhe rrogat. Në 1 korrik fillon, duam ta rrisim deri në 40 % dhe besoj do ta bëjmë,  e kemi të planifikuar. Tani rrogat duhet të shkojnë paralelisht.

“Po bëjmë atë që kemi premtuar një spital modern”, tha Manastirliu, duke shtuar se ky është tashmë një zotim i mbajtur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb