Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka nxjerrë postimin e Ramës për pandeminë të cilën vetë Facebook e ka konsideruar si një informacion fals apo ‘’Fake News’’ duke thënë se tashmë kryeministri shqiptar është një mashtrues i certifikuar në gjithë botën.

Sipas Bardhit, Facebook i ka vendosur Ramës pullën e kuqe pasi kryeministri ka 2 mandate që vetëm gënjen teksa është kapur në gënjeshtër edhe tek një statusi në FB.

Për Bardhin, Rama është përhapësi më i madh i lajmeve të rreme në Shqipëri, nga premtimet dhe statistikat, dhe prandaj në Shqipëri është koha për një ndryshim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb