Tani është i lumtur dhe mund të qëndrojë deri në fund të karrierës. Humori i Lionel Messi ka ndryshuar, të paktën siç raporton e përditëshmja katalunjase “Sport”. Gazeta shumë pranë klubit “blaugrana” bën të ditur se Messi po mendon seriozisht të rinovojë kontratën me Barcelonën, e cila skadon në qershor.

064311460 B65eeefb 43f4 4ad9 8319 4da90644b06c
064311460 B65eeefb 43f4 4ad9 8319 4da90644b06c

Duke citur burime pranë sulmuesit argjentinas, e njëjta gazetë shprehet se pas fitores së fundit kundër Bilbaos, ku “Pleshti” shënoi edhe dy gola, ai ka kuptuar se projekti i ri I Barcelonës mund të funksionojë. Po ashtu, Messi është i kënaqur që të dy kandidatët për president të Barcelonës e kanë vendosur atë në krye të axhendës së tyre menjëherë sapo të marrin postin. Në këtë mënyrë, e ardhmja e Lionel Messi do të jetë sërish me skuadrën katalunjase, pavarësisht ofertave të çmendura të Manchester City dhe Paris SG, që gjithsesi vazhdojnë të jenë në fuqi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: