Të premten në Shtërpcë janë plagosur dy persona, shtetas të Republikës së Kosovës, por kombësi serbe. Stefan Stojanoviç, 11 vjeç dhe Milan Stojanoviç 21 vjeç. Ata kanë marrë trajtim mjekësor dhe tani gjendja e tyre është e mirë.

Këtë e ka konfirmuar nëna e Stefanit, Zorica Stojanoviç, e cila ka folur për “telegraf.rs”.

Ajo ka treguar se Zorani ndihet më mirë dhe se po e merr terapinë e nevojshme.

“Ndihet mirë dhe po merr terapi, tani ishin edhe gazetarët dhe kryetari Dalibor. Aty ishin edhe disa persona të tjerë, por nuk ua di emrat. E kanë filluar terapinë, nuk e di kur do të na lënë nesër apo pasnesër, tani për tani është më mirë. Gjithçka e ka duruar heroikisht, kur vijnë kamerat emocionohet, është i vogël, por shpresoj që trauma të kalojë pas pak” ka thënë ajo për “telegraf.rs”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb