Rinovimi i Pep Guardiolës është shoqëruar me një prapaskenë të bujshme, që në verë pritet të trondisë merkaton e futbollit. Tekniku spanjoll firmosi deri në vitin 2023 me Manchester City, duke marrë garancinë nga klubi se do të bëjë gjithçka për të transferuar Lionel Messi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të sigurta për këtë janë mediat britanike dhe ato spanjolle, që më shumë se rinovimi i Guardiolës i kanë kushtuar vëmendje kalimit të mundshëm të yllit argjentinas në Premier League. Që Manchester City interesohet për Messi, kjo nuk është diçka e fshehtë. Edhe më parë, “Qytetarët” janë munduar ta joshin “Pleshtin”, por tani janë të gjitha kushtet për ta bërë realitet transferimin.

Skysports Pep Guardiola Contract 5177141
Skysports Pep Guardiola Contract 5177141

Pep Guardiola ka në dorë një çek të bardhë për të bindur sulmuesin e Barcelonës të bashkohet me të te Manchester City. Po ashtu, Messi kërkon të ndryshojë ambjent, pasi siç tha edhe vetë, i ka ardhur në majë të hundës, fakti që i faturohet atij çdo problem te klubi katalunjas.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb