VLORË

Gazetari Enrik Mehmet sjell pamje të reja në redaksinë e “BalkanWeb” nga vendi ku ndodhi krimi i dyfishtë në familjen vlonjate, në fshatin Mekat.

Në video shihet momenti kur familjarët e dy viktimave sapo kanë mësuar ngjarjen, ndërsa nuk e dinë ende nëse xhaxhai dhe nipi kanë vdekur. Aty dëgjohen ulërima e të qara, ndërsa një zë dëgjohet të thotë se “tani për tani gjallë është ai, është sëmurë, janë rëndë të dy, edhe ai, edhe xhaxhi Jori”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ku 39-vjeçari Genci Koreta vrau xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç, me armë gjahu, dhe më pas edhe veten. Shkak për ngjarjen tragjike dyshohet të jetë bërë konflikti për pronën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb