Kompania britanike Nifty ka ndryshuar konceptin e rripit të pantallonave. Tani ky rrip nuk do të përdoret vetëm për të mbajtur pantallonat që të mos bien, por do të funksionojë edhe si adaptues për telefonat inteligjentë.

Ideja për krijimin e rripit Xoo u lindi bashkëthemeluesve të kompanisë kur ishin në një udhëtim në Kinë dhe zbuluan një bateri të lakuar që mund të vendoset tek produktet komerciale. Duke qenë se rripi përdoret shumë nga meshkujt, atëherë ai është i duhuri për t’u përdorur edhe si adaptues për telefon, kështu përdoruesit do të kenë një gjë më pak për të marrë me vete. Ai këshillohet sidomos për ata që udhëtojnë shumë, dhe përdorin gjatë gjithë kohës telefonat e tyre.

Rripi është krijuar me materiale si polimeri, qeramikë dhe litium, për të qenë i fortë dhe rezistent ndaj goditjeve dhe ujit. Ai përmban një bateri me kapacitet 2,100mAh. Për të furnizuar telefonin, përdoruesit duhet të vendosin tek rripi një kabull micro USB ose një adaptues Lightning. Rripi Xoo kushton 155 dollarë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb