Pas miratimit të vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanke Leopard2 në Ukrainë, Kremlini ka reaguar duke thënë se ato di të digjen.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i përshkroi synimet gjermane dhe amerikane si “një plan katastrofik”.

Jam i bindur se shumë specialistë e kuptojnë absurditetin e kësaj ideje. Thjesht për shkak të aspekteve teknologjike, ky është një plan mjaft katastrofik. Gjëja kryesore është se ky është një mbivlerësim krejtësisht i dukshëm i potencialit që tanket do t’u shtonin forcave të armatosura të Ukrainës. Është një tjetër gabim, një gabim mjaft i thellë. Këto tanke do të digjen si gjithë të tjerët… Veç se kushtojnë shumë dhe kjo do të bjerë mbi supet e taksapaguesve evropianë”, ka shtuar Peskov.

Po ashtu, ka reaguar dhe ambasada ruse në Berlin, e cila dënoi veprimin dhe e qujati si një “vendim jashtëzakonisht të rrezikshëm” dhe një “përshkallëzim” të konfliktit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: