Momenti kur tanket ruse u shfaqën të hapnin zjarr mbi një çiklist në qytetin e Bucha , u kap në video nga një dron, ku provohet edhe njehere krimet e luftës të kryera nga forcat e Vladimir Putinit në Ukrainë.

Pamjet e sulmit në qytetin e Oblastit të Kievit tregojnë një burrë duke ecur me biçikletë në një rrugë, me sa duket nuk e dinte se disa tanke ruse ishin në pritë në qoshe.

Një video tjetër supozohet se tregoi pasojat e sulmit pasi Bucha u rikthye nga kthetrat e Moskës ditët e fundit. Në të, një person që besohet të jetë i njëjti burrë mund të shihet i vdekur në anë të rrugës pranë biçikletës së tij.

Në videon e parë, të kapur më 3 mars, droni duket se po shikon kolonën e tankeve ruse, por pamjet gjithashtu gjurmojnë njeriun teksa po ecën në rrugën që kalon nëpër një lagje me ndërtesa të shkatërruara ose të dëmtuara.

Operatori i dronit lëviz vazhdimisht lart, duke treguar një radhë të gjatë automjetesh ushtarake – duke përfshirë tanke, transportues të blinduar të personelit dhe kamionë – të vendosura midis ndërtesave, në rrugën tjetër larg nga njeriu.

Ndërsa çiklisti vazhdon rrugës – fillimisht me biçikletën e tij dhe më pas në këmbë, duke e shtyrë anash tij – droni fokusohet më shumë në lëvizjen e tij në rrugë. Ai shfaqet pranë një kryqëzimi në rrugë dhe kthehet majtas në një rrugë më të ngushtë, ku një automjet i blinduar dhe një tank janë pozicionuar rreth 150 metra larg.

Sapo kthen kthesën në rrugën anësore, shihet një blic nga frëngjia e mjetit të blinduar dhe shfaqet një raketë duke fluturuar në ajër.

Megjithatë, një video tjetër e marrë në rrugë – e shpërndarë nga agjencia hetimore Bellingcat dhe e kapur disa kohë më vonë – thuhet se tregoi të njëjtin kryqëzim pas sulmit. Një burrë, që thuhet se është i njëjtë si në videon e parë, shihet i vdekur – i rrëzuar në anë të rrugës me biçikletën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb