Turqia ka akuzuar forcat e Libisë që kanë kapur gjashtë qytetarë të saj dhe ka thënë se do përdorë edhe forcat ushtarake nëse është e nevojshme në vendin që është prekur nga konflikti civil. “Presim që qytetarët tanë të lirohen menjëherë”, ka thënë ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme turke në një deklaratë zyrtare.

Vetëm pak kohë më pas Libia ka rrëzuar një dron të ushtrisë turke afër aeroportit të Tripolit. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë në Samitin e G20-ës në Japoni se do marrë masa ndaj forcave të Hefterit.

Eskalimi i situatës rrezikon ndërhyrjen e forcës së dytë më të madhe të NATO’s në një konflikt tjetër në Lindjen e Mesme. Shteti i Libisë është i pasur me naftë. Atje ka filluar lufta civile mes grupeve për pushtet që prej rrëzimit të Muahamar Gaddafit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb