Së paku dhjetëra fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa edhe gjashtë të tjerë u lënduan gjatë zjarrit që shpërtheu në një konvikt në veriperëndim të Tanzanisë.

Zjarri ndodhi në konviktin e shkollës fillore Islamic Byamungu në distriktin Kyerwa.

Komisari i policisë në rajonin e administratës Kegara, Marco Kaguti, njoftoi se pësuan nxënës të moshës mes 6 dhe 12 vjeç dhe në mesin e të lënduarve ka edhe që janë në rrezik jete.

“Kemi formuar një ekip i përbërë prej hetuesve policorë dhe zjarrfikës për të zbuluar shkakun e zjarrit”, tha Kaguti për AA.

Zjarri shpërtheu në një nga ndërtesat në të cilën banojnë 74 fëmijë, ndërsa kompleksi i vendosjes së fëmijëve përkohësisht do të mbyllet deri në përfundimin e riparimeve dhe hetimit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb