Fermerët në rajonin verior Kilimanxharo të Tanzanisë janë detyruar të ndalojnë aktivitetet e tyre bujqësore dhe të qëndrojnë brenda për të shmangur sulmin nga majmunët.

Priscilla Shayo, një drejtuese lokale tha se majmunët që janë ”arratisur” nga parku kombëtar ”Kilimanxharo”, kanë qenë një kërcënim i madh për komunitetin bujqësor dhe ekonominë e tyre.

”Këta majmunë janë një kërcënim i madh. Ata kanë humbur ndjenjën e frikës dhe sjellja e tyre po bëhet shumë agresive ndaj njerëzve”, tha ajo.

Fermerja Anna Temu u plagos kur një majmun e goditi me një gur.

”Unë e konsideroj veten shumë me fat, guri do të më kishte goditur në sy”, tha ajo.

Sipas saj, majmunët, që zakonisht lëvizin në grupe prej 20-30 të tillësh, pushtojnë fermat dhe shkatërrojnë të korrat.

Përveç pushtimit të fermave, zyrtarët thanë se ata po pushtojnë fshatrat, po rrëmbejnë ushqime dhe po sulmojnë gratë dhe fëmijët.

Të privuar nga habitati dhe ushqimi i tyre për shkak të shpyllëzimit të shoqëruar me aktivitetet bujqësore dhe minerare, majmunët janë përhapur në vendbanimet e njerëzve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb