Më shumë se 1800 banorë të distriktit Mitowara kanë mbetur të pastrehë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara javën e kaluar nga shirat e dendur në skajin jugor të Tanzanisë.

Guvernatori Ahmed Abbas tha të shtunën se 528 familje u përmbytën dhe më shumë se 1,800 njerëz mbetën të pastrehë pas vërshimit të lumit Rubuma.

Autoritetet lokale po mbledhin furnizime për ndihmë nga përmbytjet, ndërsa të pastrehët janë strehuar përkohësisht në komplekset shkollore.

Sipas guvernatorit të qarkut Mitoura, përmbytjet shkaktuan dëme të konsiderueshme edhe në kulturat e misrit dhe patates.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb