Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon për ndërtimin e gazsjellësit TAP, i cili pritet të fillojë operacionet tregtare në muajin nëntor të këtij viti.

Përmes një mesazhi në “Tëitter”, ambasadorja Kim thekson se TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë, përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë këtë të fundit një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë.

“Kjo është hap strategjikisht e rëndësishme. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhja = siguria = pavarësia”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb