TIRANE- Trans Adriatic Pipeline (TAP) ka hapur tenderin për ndërtimin e seksioneve të tubacionit të gazit nga Azerbajxhani përmes Shqipërisë dhe Greqisë drejt Europës. Fituesi i këtij tenderi do të shpallet në 3-mujorin e tretë të vitit të ardhshëm 2015.

Sipas burimeve zyrtare të TAP-it, tenderi konkurrues përfshin ndërtimin e rreth 760 km të tubacionit të gazit që kalon në Greqi dhe Shqipëri. Kompanitë e ftuara në tender janë ndërkombëtare, por edhe kompanitë nga vendet pritëse të TAP-it. Ndërtimi i Gazsjellësit TAP është planifikuar të fillojë në 2016 dhe do të ndahet në pesë lot-e, prej të cilave, 3 në Greqi dhe 2 në Shqipëri.

Pika më e lartë e projektit TAP llogaritet në 1800 metra dhe është në Shqipëri, ku tubacioni do kalojë në shumë rrugë dhe lumenj. TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha Shah Deniz në Azerbajxhan, drejt Evropës. Parashikohet që shitjet e para me gaz të nisin në Gjeorgji dhe Turqi në fund të 2018-s, ndërsa dërgesat e para në Evropë në 2019.

(News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb