Tifozët kuksian ishin në prirje për të inauguruar stadiumin e ri, për ti dhënë fund një shtegtimi afro 3-vjeçar. Sfida ndaj Dinamos dukej idealja, një kundërshtar me emër, një ndeshje e rëndësishme për të hapur dyert e “Kukësi Arena”.

Për fat të keq, pavarësisht se kjo sfidë u shty për më 19 janar, si pasojë e COVID-19, sërish nuk është mjaftueshëm pasi stadiumi i ri nuk është gati, nuk është dhënë drita jeshile nga ekspertët.

Kukesi
Kukesi

Në këto kushte, klubi i Kukësit ka njoftuar se sfida me Dinamon do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb