Lazio nuk bëri paraqitjet e duhura në Ligën e Europës, duke mos shkuar më shumë se vendi i tretë dhe duke kaluar kështu në Conference League. Për këtë ka reaguar dhe drejtori sportiv i të kaltërve, Igli Tare, i cili është shprehur se skuadra do të bëj çmos për ta fituar.

Gjithashtu ai u provokua dhe nga trajneri i rivalëve të kryeqytetit, Jose Mourinho, i cili tha se Tare nuk e pëlqen si kompeticion, pasi më parë kishte thënë se ishte një trofe për dështakët.

“Për të mirën e klubit, është e rëndësishme për Lazion që të luaj çdo vit në arenën europiane. Tani që jemi në Conference League, dua që Lazio ta nderojë atë deri në fund. Duhet të bëjmë më të mirën për t’a fituar. Një trofe mbetet gjithnjë i rëndësishëm”, – ishin fjalët e Tares për “Radiosei”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb