Trajneri i Lazios, Mauricio Sarri, zhvilloi një takim me kryesinë e klubit ditën e djeshme ku një nga temat kryesore të diskutimit ishte kërkesa e teknikut për një tjetër mbrojtës në krahun e majtë, me klubin kryeqytetas që për momentin nuk mund të lëvizë për t’i plotësuar dëshirën italianit dhe për shkak të Hysajt.

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, presidenti Lotito ka qartësuar Sarrin se klubi nuk mund të kryejë asnjë përforcim nëse më parë nuk ka largime mes lojtarëve që bëjnë pjesë në skuadër, me Hysajn që mbulon krahun e majtë të mbrojtjes për momentin.

Për mbrojtësin kuqezi në javët e shkuara ka pasur interesim nga ana e Valencias, me klubin spanjoll që mund të bëjë një ofertë zyrtare në ditët e ardhshme ku dhe situata e Hysajt te Lazio mund të favorizojë këtë transferim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb