Dyshja drejtuese e Lazio-s. Tare dhe Lotito, zhvilluan pak ditë më parë një takim me trajnerin Sarri, ku temë diskutimi ishte jo vetëm e ardhmja e teknikut italian por edhe ajo e Thomas Strakoshës.

Portieri shqiptar është futur në vitin që i skadon kontrata, në fund të sezonit mund të largohet falas, pikërisht një përfundim të tillë kërkon të shmang me çdo kusht Igli Tare. Prej kohësh flitet për një largim të sigurt të gardianit kuqezi pasi Sarri po refuzon ti jap garanci për të ardhmen, por sipas Repubblica, situata ka ndryshuar në javët e fundit.

Straku
Straku

Strakosha prej kohësh është rikthyer titullar por mbetet ende nën “provim” në sytë e Sarri. Nëse Strakosha ofron garanci edhe në javët në vijim, Sarri mund ti rezervojë një fanellë titullari edhe për sezonin e ardhshëm, kushti i vetëm që Strakosha ka për të rinovuar kontratën e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb