Derbi i Romës në Kupën e Italisë është mbyllur të martën me Lacion që është larguar triumfuese nga “Olimpiko” pasi ka siguruar biletën për në finalen e turneut. Por sigurisht që një përballje kaq e nxehtë nuk mund të mbyllej pa incidente. Nëse janë evituar ato në fushë apo në tribunë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për pas ndeshjes, ku protagonistë janë bërë mbrojtësi i Romës, Rudiger dhe Igli Tare.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e stadiumit, kur Rudiger sapo kishte hyrë në makinën e tij bashkë me bashkëkombësit Emerson, Peres dhe Gerson. Sipas dëshmitarëve që kanë treguar gjithçka për “Il Tempo”, në ato momente pranë makinës kalonte Tare, i cili po shkonte qetësisht drejt automjetit të tij, ndërsa Rudiger i ka thënë diçka.
1491457311028.JPG-e_alla_fine_del_derby_rudiger_litiga_con_tare-470x313

Mbrojtësi i ka folur në gjermanisht Tares, i ndërgjegjshëm se drejtuesi shqiptar i Lacios e njeh në mënyrë perfekte këtë gjuhë, meqë ka jetuar dhe luajtur atje për 7 vite. Tare i ktheu përgjigje menjëherë, ndërsa Rudiger doli nga makina duke nisur një përplasje të fortë verbale në gjermanisht me tone të larta. E vetmja gjë që dëshmitarët kanë kuptuar në ato momete ishte thirrja “hajdut” në italisht nga mbrojtësi i Romës ndërsa situata u tensionua ndjeshëm.
MAIN-SS-Lazio-v-AS-Roma-Serie-A-470x313

Por siç ndodh zakonisht pas ndeshjeve të tilla, në parkingun e stadiumit ishte një prani e ndjeshme forcash rendi të cilat kanë bërë të mundur që palët të mos përplaseshin edhe fizikisht. Gjithçka ka përfunduar me largimin e romanistëve.

Rudiger ka qenë një personazh qendror në derbi gjatë këtij sezoni, duke provokuar herë pas herë lacialët. Ai fillimisht dha një intervistë duke deklaruar se nuk e njihte fare si skuadër, duke ndezur derbin gjatë të cilit Strotman lagu me ujë në fytyrë Kataldin dhe nisi një zënkë të madhe në fushë.
170242607-fd7d6655-5685-428e-b788-e9d592bac407-470x354

Pas atij dueli, Luliç nuk u kursye me frazën “Rudiger shiste çorape në plazh, tani bën si fenomen”, duke përfunduar i dënuar nga komisionet disiplinore, ndërsa Tare i doli i në mbrojtje. “Ishin fjalë të thëna pa u menduar mirë, të nxitura nga ndonjë batutë e tepruar e Rudiger”, tha ai. “Sqarimi” me këtë të fundit, duket se është bërë të martën në parkingun e stadiumit “Olimpiko”. Tani të gjithë presin me padurim episodin e radhës në derbin e kampionatit më 30 prill./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: