TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, ka rezervat e tij për menaxhimin e plazheve shqiptare dhe vijës bregdetare në tërësi, asete turistike dhe ekonomike me mjaft rëndësi për vendin.

Ai shprehet se situata është e papranueshme në çdo drejtim, ndaj qeveria po kërkon një model tjetër për menaxhimin e vijës bregdetare.

Tare thotë se modeli i ri parashikon një sistem të unifikuar të administrimit të plazheve në gjithë territorin, e cila do të mbikëqyrë të gjitha proceset që nga pastrimi, te mirëmbajtja, te kontrolli i niveleve të ndotjes, e deri te vjelja e taksave e çertifikimi dhe licencimi i operatorëve turistikë.

Sipas tij, modeli i ri do t’i japë zgjidhje një herë e mirë zaptuesve të plazheve dhe vijës bregdetare, të cilët prej vitesh mbajnë peng sipërfaqe të tëra dhe nuk paguajnë taksën e duhur.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: