TIRANË

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ndjekjen e natës së kaluar në Tiranë, ku një mjet nuk i ka ndaluar bluve që i kishin bërë shenjë.

Sipas burimeve zyrtare, në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 02:45, në Qafë-Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, i cili nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Në tentativë për t’u larguar nga Policia, në Fushë-Krujë, mjeti është përplasur me një bordurë.

Personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë dhe janë larguar, duke braktisur mjetin. Pas verifikimeve nga Policia, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb