KUKES- Në një kohë kur sot aplikohet për herë të parë taksa për Rrugën e Kombit, Kukësi paralajmëroi protesta. Ndonëse u përfol se do të ishte një protestë e fuqishme ku do të kishte shumë pjesëmarrës, rezultoi krejt e kundërta. Përveç disa qytetarëve të Kukësitn dhe disa përfaqësues të shoqërisë civile, askush tjetër nuk shkoi në qendër të qytetit në orën 11:00, ku do të protestohej kundër taksës në fjalë.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ nga Kukësi, gazetari Erjon Skëndaj pohoi se në shesh pati një prani të vogël qytetarësh. Sipas tij në protestë ishte vetëm kryetari i PD-së dhe ish-kryetari për Kukësin, ndërsa u vu re mungesa e kryetarit të bashkisë dhe këshilltarëve bashkiakë. I vetmi nga deputetët e PD ishte Agron Shehaj, që i përket qarkut të Vlorës, ndërsa u vu re mungesa e kolegut të tij Flamur Noka.
Pjesëmarrësit në protestë thanë se shkak i mospjesëmarrjes në tubim të qytetarëve të Kukësit ka qenë frika dhe presionet e ushtruara ndaj tyre.

Aplikimi i taksës nisi që në mesnatë, ndërsa kompania koncensionare bëri me dije se procesi ka nisur pa probleme.
Sipas informacioneve që disponon “BalkanWeb” në dispozicion janë vënë dy sportele, ndërsa për banorët e Kukësit janë dy të tilla. Kujtojmë se banorët lokalë e kanë tarifën të reduktuar, 100 lekë me TVSH.

Sipas Skendajt, pranë tunelit kishte prezencë të forcave të mëdha të FNSH-së, për të parandaluar kështu çdo skenar të mundshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më herët shoqëria civile kishte paralajmëruar mbajtjen e një proteste në Kukës, për të kundërshtuar vendosjen e tarifës.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb