TIRANË

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për çështjen e dërguar në gjykatë nga Ministria e Shëndetësisë për rritjen e çmimeve dentare.

Sipas Shehut, veprimi i bërë nga ministria është një show ndaj qytetarëve.

“Teatralitet grotesk i Ministrise se Shendetesise ne lidhje me rritjen e cmimeve te procedurave stomatologjike. I qenkan drejtuar edhe gjykates!!! Thjesht ky eshte nje shoë cinik e talles ndaj qytetareve e sherbimit. Qeveria, Ministra e Shendetesise, Fondi, qe kane qene prej kohesh ne dijeni te ketij problemi, duhet te suvencionojne per te mbuluar procedurat baze stomatologjike, si pjese perberese e kujdesit shendetesor.

Kjo eshte zgjidhja shendetesore e sociale, qe siguron nivel cilesor sherbimi, masivitet te popullesise per mjekim, parandalim patologjish e parametra te pranueshem shendetesor. Kam nje pyetje per Ministrine tone, a e keni pare apo studjuar ndonjehere si eshte gjendja e aparatit te gojes se shumices dermuese te qytetareve shqiptare?!

Karastrofe me premisa komplikacionesh serioze! Pra sot mos beni te pa diturin e cuditurin, se edhe po te jete keshtu, aq me keq per efikasitetin e punes suaj. Pranoni te verteten e deshtimin tuaj ne te gjithe sistemin shendetesor!”, shprehet ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb