TIRANË-Studentët vazhdojnë të kundërshtojnë rritjen e tarifave për studimet. Ditën e sotme studentët i kanë dërguar një peticion qeverisë ku i kërkojnë të anulohen tarifat e miratuara.

Studentët kërkojnë që të mos bëhet 30% e pagesës në fillim të vitit dhe të mos bëhet pagesë për provimet e mbartura. në peticionin e studentëve kërkohet gjithashtu që të bëhen investime në infrastrukturë dhe të ketë më shumë transparencë financiare.

Një tjetër kërkesë është edhe garantimi i praktikave mësimore. Studentët paralajmërojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do përshkallëzojnë qëndrimin.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb