Nga: ZONJA KATERINA
250 gr biskota, 80 gr gjalpë, 400 gr qumësht të kondensuar, 120 gr arrë kokosi
1 filxhan pana/ qumësht, 1 lugë gjalpë, Cipë limoni
Thërmojmë fillimisht biskotat duke i bërë gati si miell dhe më pas shkrijmë gjalpin dhe e përziejmë me biskotat e thërrmuara. Masën e përgatitur e vendosim në një tavë tarte dhe e shtypim mirë që të sheshohet.
Përgatisim kremin e tartës duke hedhur në një tenxhere panën dhe qumështin e kondensuar së bashku me 1 lugë gjalpë. I përziejmë përbërësit derisa të shkrijnë dhe lidhen me njëri-tjetrin dhe më pas shtojmë arrën e kokosit duke vazhduar trazimin derisa kremi të lidhet.
E lemë kremin të ftohet dhe më pas e shtojmë në tavën e tartës mbi shtresën me biskotë. E nivelojmë mirë, e lemë të ulë fare temperaturën dhe më pas e vendosim në frigorifer për të paktën 2 orë. E servirim siaps dëshirës me pak çokollatë të shkrirë ose reçel.
(Vila24/BalkanWeb)