Nga: ZONJA VJOLLCA*
Për brumin (pasta brisé):
200 gr miell
100 gr gjalpë i ftohtë
70 ml ujë
Pak kripë
400 gr bizele
1 kokërr qepë
4 kokrra vezë
150 gr djathë dele
300 ml ajkë
50 gr djathë parmixhano

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë Celsius.
Vendosim bizelet në ujë të vluar me kripë për 2 minuta, më pas i kullojmë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë. Qepën e qërojmë, e presim imët dhe e kaurdisim për pak minuta me gjalpë. Trazojmë në një tas ajkën bashkë me vezët duke shtuar dhe pa kripë. Shtojmë në tas djathin e deles të prerë në kubikë, qepën e kaurdisur dhe bizelet. I trazojmë me kujdes të gjithë përbërësit së bashku.
Lyejmë tavën me gjalpë dhe shtrojmë petën brisé. E spërkasim fillimisht me pak djathë parmixhano dhe më pas vendosim kremin e përgatitur me bizele. E pudrosim në fund sipërfaqen me pak djathë parmixhano dhe e vendosim në furrën e parangrohur për 40 minuta derisa tarta të marrë një ngjyrë të artë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: