Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 petë sfoliatë
200 gr gjizë pa kripë
100 gr djathë me myk
2 dardha
Një dorë arra
Pak mjaltë
1 e verdhë veze
Pak trumzë

Përgatitja
Petën sfoliatë e shpojmë me pirun. Shtrojmë gjizën poshtë dhe shtojmë djathin e thërrmuar. Shtrojmë dardhat e prera hollë dhe e spërkasim me arra, mjaltë dhe degë trumze. Nga anët e lyejmë me të verdhë veze. E pjekim me 200 gradë për 30 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: