Nga Zonja Katerina
Përbërësit

400 gr miell, 150 gr sheqer, 2 kokrra vezë, 100 gr gjalpë, 1 bustinë vanilje, 250 gr kos i kulluar, 2 lgj sherqer, 2 lgj kakao
Cipë limoni

Përgatitja

Përziejmë miellin me të gjithë përbërësit dhe bëjmë një brumë të shkrifët.

Marrim një tavë tarte, e lyejmë me gjalpëe ose vendosim një letër që nuk ngjit dhe hedhim gjysmën e sasisë së brumit. E shtypim brumin lehtë me duar që të behet si një shtresë biskote.

Përziejmë kosin me sheqerin dhe kakaon dhe masën e përgatitur e hedhim në tavë ku kemi shtruar brumin. E mbulojmë mbushjen me kos dhe kakao me pjesën tjetër të brumit dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturë 170-180 gradë për 35-40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: