Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Për brumin:

250 gr miell
150 gr gjalpë
50 gr sheqer
1 lugë pluhur pjekës
1 vezë

Për mbushjen:

50 gr niseshte
550 ml ujë
Lëngun e dy limonave
Lëkurën e një limoni
50 gr gjalpë
3 vezë
200 gr sheqer

Përgatitja

Bëjmë bashkë përbërësit për mbushjen përveç vezës dhe i thërrmojmë me duar që masa të bëhet kompakte. Shtojmë vezën dhe ndoshta 2 lugë ujë për të bërë një brumë elastik. E hapim, e kalojmë në tavë për tartë, e shpojmë me pirun dhe e pjekim me fasule ose oriz lart për të krijuar peshë dhe të moa fryhet tarta.
Në një tenxhere shtojmë ujin, niseshten dhe 100 gr sheqer dhe i trazojmë sa të trashen. Shtojmë lëkurën dhe lëngun e limonave si dhe 3 të verdhat e vezëve dhe e lëmë të ftohet. Rrahim 3 të bardhat e vezëve me 100 gr sheqer deri sa të ngurtësohen.
Te baza e tartës shtojmë kremin, shkumën e vezës me një spatul duke krijuar maja dhe e vendosim të piqet me 200 gradë për 30 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: