Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Për bazën
350 gr miell 00
80 gr sheqer pluhur
1 majë luge sodë
2 vezë
130 gr gjalpë

Për mbushje
250 gr nektarina
100 gr sheqer
Lëkurën e një limoni
Lëngun e 1/2 limoni
250 gr gjizë pa kripë
50 gr sheqer
100 ml pana
2 vezë

Përgatitja

Fillimisht përgatisim bazën e tartës. Bëjmë bashkë miellin me gjalpin duke e shkrifëtuar me duar. Shtojmë sheqerin, sodën si dhe vezët. E gjeshim dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta në frigorifer.
Nektarinat i presim në feta dhe i gatuajmë me sheqerin deri sa të përftojmë një masë si reçel.
Gjizën e rrahim bashkë me panën dhe me sheqerin dhe shtojmë vezët si dhe lëkurën e limonit.
Hapim petën, e shpojmë fundin me pirun dhe shtojmë reçelin. Mbi reçelin shtojmë gjizën dhe i vendosim në pjekje për 20-25 min me 180 gradë. Pasi është pjekur e zbukurojmë me feta nektarine të prera hollë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: