Nga: ZONJA VJOLLCA*
1 petë brise
500 gr patate
500 gr presh
250 gr salcë kosi
100 gr ajkë
4 kokrra vezë
2 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Kumin

Për petën brise:
200 gr miell
100 gr gjalpë i ftohtë
Pak ujë
70 ml ujë i ftohtë

Trazojmë në mikser miellin me pak kripë dhe me gjalpin në kubikë derisa të përftohet një masë e thërrmuar. Shtojmë ujin që masa të lidhet dhe më pas e vendosim brumin në frigorifer për 30-40 minuta. Më pas me këtë brumë hapim një petë mesatare me trashësi 2-3 mm.

Vendosim patatet të ziejnë për 30 minuta, i lemë të ftohen pak dhe i presim në kubikë shumë të vegjël. Pastrojmë preshin, e presim horizontalisht dhe më pas në gjysmëunaza. Në një tigan vendosim 2 lugë vaj ulliri, shtojmë preshin e grirë dhe e gatuajmë atë për 8 deri në 10 minuta derisa preshi të ketë avulluar komplet ujin. E largojmë preshin dhe e vendosim në një tas duke e bashkuar me patatet e ziera.

Trazojmë salcën e kosit me vezët, ajkën, kripë, piper të zi dhe kumin dhe e shtojmë mbi preshin me patate. E përziejmë mirë dhe e shtrojmë mbi petën brise të vendosur në tepsi. E spërkasim në fund me fara kungulli dhe më pas e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: