NGA ZONJA VJOLLCA*

250 gr miell
1 luge kafeje pluhur pjekës
70 ml vaj
70 ml kos
600 gr speca me ngjyrë
100 gr arra
150 gr krem djathi
100 gr djathë të bardhë
2 lugë gjellë vaj ulliri
1 lugë gjelle kaperi
Kripë
Piper i zi

Fillimisht vendosim specat në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta. Në një tas përziejmë kosin me vajin dhe me kripën. Më pas shtojmë miellin të trazuar me pluhurin pjekës. E trazojmë mirë derisa të formohet një brumë i plotë dhe më pas e lemë të vijë për 30 minuta. Largojmë specat nga furra, i vendosim në një letër celefon që të ftohen me qëllim që të hiqet lëkura lehtë. Në një tavë drejtkëndëshe shtrojmë letrën e pjekjes dhe hapim bumin (hollë në trashësi 3-4 milimetra) duke e niveluar mirë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 15 minuta. Ndërkohë në një tas trazojmë ½ e arrave të grira jo hollë me kremin e djathit, djathin e bardhë, një lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe piper. Pasi brumi të jete gati e nxjerrim nga furra, e lemë të ftohet dhe më pas e lyejmë brumin me kremin e djathit të përgatitur, mbi këtë shtresë vendosim specat e pjekur. E spërkasim tartën me kokrra kaperi dhe arra të grira.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: