Zinedine Zidane nuk do të jetë më trajner i Real Madrid.

Të këtij mendimi janë mediat spanjolle, të cilat, kanë gjetur edhe pasuesin e francezit në stolin madrilen.

Favoriti për t’i zënë vendin ish-legjendës së futbollit, është një emër me peshë në arenën futbollistike.

Bëhet fjalë për Max Allegrin, i cili pas largimit nga Juventus, nuk ka drejtuar asnjë ekip tjetër.

Por për teknikun italian ofertat nuk janë të pakta. Për të interesohet, Paris Saint-Germain në Francë, Juentus në Itali dhe Real Madrid.

Sipas “Football Espana”, Allegri është i destinuar të jetë në krye të “Los Blanco-s”, me trajnerin Zidane, i cili mund të largohet nga klubi javën e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: