Shkrimi i mesazheve elektronike është një problem më vete, pasi punonjësit duhet të shpenzojnë me orë të tëra duke lexuar dhe përgjigjur mesazhet çdo ditë. Për t’iu ardhur në ndihmë këtyre njerëzve, Google ka krijuar një softuer që jep sugjerime se si t’i përgjigjen mesazheve elektronike.

Kompania do të lançojë së shpejti veçorinë e re “Smart Reply”, e cila përdor inteligjencën artificiale për të sugjeruar përgjigje të mesazheve të ardhura. Veçoria do të vijë tek aplikacioni Inbox për pajisjet iOS dhe Android në fund të kësaj jave.

Google prezantoi aplikacionin Inbox para rreth një viti, dhe kjo është veçoria më e fundit që kompania ka shtuar tek aplikacioni për të bërë atë më produktivë. Inbox vjen me disa tabe relativisht interesante, të cilat përfshijnë përkujtimet, kombinimin e mesazheve të ngjashme në një vend dhe dallimin e mesazheve më të rëndësishme, citon krokodili.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: