Lionel Mesi nuk do të vazhdojë karrierën e tij me Barcelonën. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi katalanas i cili në rrjetet sociale ka bërë të ditur se argjentinasi ka zgjedhur të mos vazhdojë karrierën e tij në Katalonjë.

“Megjithëse kishim arritur një marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Mesi dhe me dëshirën e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, nuk mund të formalizohet për arsye ekonomike dhe pengesa strukturore (Rregulloret e La Liga në Spanjë).

Duke u përballur me këtë situatë, Leo Mesi nuk do të vazhdojë të jetë i lidhur me FC Barcelona. Të dy palët ndjejnë keqardhje që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk mund të plotësoheshin në mënyrë përfundimtare.

Barça dëshiron të falënderojë me zemër lojtarin për kontributin e tij në zhvillimin e këtij klubi dhe i uron më të mirën në jetën e tij personale dhe profesionale”,” shkruhet në komunikatën e katalanasve që zyrtarizoi divorcin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb