Lojtarët e Barcelonës kanë komunikuar se kanë pranuar uljen e rrogave dhe e kanë bërë këtë gjë nëpërmjet kanaleve të tyre në rrjetet sociale. Lionel Mesi, ashtu si dhe Luis Suarez dhe Ter Shtegen kanë publikuar një mesazh duke zyrtarizuar uljen e pagës me 70% gjatë periudhës së emergjencës.

Ata gjithashtu kanë shtuar se do të ndihmojë ekonomikisht dhe nëpunësit e klubit. Ndaj polemika në Spanjë duket se mbyllet këtu. “Vullneti ynë ka qenë gjithnjë ky, e kuptojmë momentin. Heshtja jonë kishte të bënte me faktin se prioritet ishte gjetja e një zgjidhjeje të përshtatshme”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb