Zyra Federale Kriminale Gjermane i dhuron dy automjete dhe disa mjete komunikimi Task-Forcës “Anti Skifter” e ngritur pranë Zyrës Kombëtare EUROPOL, në Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit, në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.

Në këtë kuadër u organizua një ceremoni ku Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz, u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe përfaqësues të Task-Forcës “Anti Skifter”.
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz, ka bërë dhurimin e dy automjeteve dhe disa mjeteve të komunikimit për Task-Forcën “Anti Skifter”.

Gjermania policia shqiptare (1)

Gjatë ceremonisë znj. Schütz dhe drejtori Veliu kanë vlerësuar marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive, si dhe ngritjen e Task-Forcës “Anti Skifter”, e cila në bashkëpunim të ngushtë me homologët e BE-së, do të ndihmojë në evidentimin në kohë dhe goditjen e grupeve që merren me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes.

Gjermania policia shqiptare (4)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka theksuar se bashkëpunimi me partnerët është shumë i rëndësishëm dhe në këtë kuadër e vlerësojmë dhe e çmojmë si shumë të rëndësishme mbështetjen e tyre, qoftë me bazë logjistike ashtu edhe me asistencë teknike, në trajnimin e punonjësve që shërbejnë në strukturat e luftës kundër krimit të organizuar.

Znj. Susanne Schütz, ka vlerësuar punën e Policisë dhe ka theksuar se Gjermania përherë do jetë në mbështetje të punës serioze të Policisë së Shtetit dhe luftës pa kompromis që po zhvillon ndaj krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.

Gjermania policia shqiptare (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb