Nga Tirana në Fier, një Task Force Operacionale prej disa ditësh ka zbritur në këtë qytet duke bërë kërdinë me gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve.

Vetëm brenda pak orësh gjatë ditës së sotme, janë vendosur mbi 80 gjoba për parkim të gabuar, rripin e sigurimit dhe mungesë dokumentacioni, e në pjesën më të madhe të rasteve në akse me trafik të dendur, duke bllokuar edhe lëvizjen e automjeteve.

Drejtues mjetesh kane shprehur pakënaqësi për mënyrën e kontrollit selektiv dhe vendosjes së gjobave nga uniformat e policisë së Task Forcës. Ata kanë shtuar se janë për zbatimin e ligjit por jo për mënyrën selektive të ndëshkimeve, pasi e kanë vënë re këtë fenomen gjatë kontrolleve të sotme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: