Janë qindra balena të cilat kanë ngecur në Macquarie Harbour, një gji i mbyllur në Tasmani, ishull në Jug të Australisë. 90 prej tyre kanë ngordhur dhe rreth 180 të tjera rrezikojnë të mos ja dalin. Vullnetarë të shumtë janë vënë në shërbim të një operacion për të shpëtuar gjitarët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disa video të postuara në Internet tregojnë balenat teksa tentojnë më kot për të shkuar drejt thellësive. Pjesa më e madhe e tyre gjenden nën ujë dhe mund të jetojnë për disa ditë. Shkencëtarët kanë thënë që dy grupe të mëdha balenash pilote kanë ngecur në një ngushticë në brigjet perëndimore dhe të populluara të Tasmanisë. Biologu Kris Carlyon ka thënë që 1/3 e kafshëve ka ngordhur gjatë natës së të hënës dhe që të shpëtosh balenat akoma në jetë është një ‘sfidë’ që mund të kërkojë shumë ditë dhe mjete.

Balenat janë shumë të zakonshme në Tasmani, por kjo ngjarje duket shqetësuese për shkak të numrit të madh të balenave të përfshira. Mes balenave pilote ‘shpirti i grupit’ është shumë i dallueshëm dhe mjafton që disa prej tyre ti afrohen brigjeve për të gjuajtur dhe të tjerat i ndjekin mbrapa, pa u kujdesur për rrezikun që mund t’i kanoset. Në operacionin e shpëtimin, bërë shumë i vështirë për shkak të të ftohtit, kanë marrë pjesë rreth 60 persona, mes të cilëve edhe punonjës të disa ndërrmarjeve të peshkimit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb