TIRANË

Në fjalën për mediat, ku njoftoi vendimet e qeverisë, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj iu përgigj interesit të gazetarëve lidhur me kontrollin Tatimor në bizneset e Agron Dukës, në kohën kur i vëllai, Armand Duka ëshë përfshirë në debatin për kreun e FSHF.

“Në fakt administrata funksionon në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë ka qenë rastësi në këtë moment, vjen pas një sërë denoncimesh.

Administrata ka detyrimin t’i mbyllë brenda një afati 7 ditor. Janë subjekt i kontrolleve të shpeshta, për uljen e informalitetit.” u shpreh Ibrahimaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: