NGA: ERJOLA JATA
TIRANE – Administrata tatimore ka konstatuar në sistemin e ri elektronik se rreth 3000 biznese të vogla në vend gjatë vitit 2015 kanë regjistruar një xhiro afër kufirit 8 milion lekësh, gjë që përkon me xhiron e biznesit të madh. Për këtë arsye tatimet u kanë dërguar në mënyrë elektronike këtyre bizneseve një shkresë në të cilën u kërkojnë të kalojnë vullnetarisht në biznes të madh. Në këtë shkresë konkretisht thuhet se:

“Drejtoria Rajonale Tatimore në juridiksion të së cilës jeni , ju fton që në mënyrë vullnetare brenda datës 31 Maj 2016 të paraqiteni pranë zyrës të saj për të bërë kalimin në biznes të madh”.

Në rast të kundërt nëse këto 3000 subjekte refuzojnë të paraqiten vullnetarisht do të merren masa administrative.

“Nëse ju vendosi të mos e bëni një gjë të tillë dy punonjës të Drejtorisë Rajonale Tatimore pas kësaj date do të paraqiten pranë jush për të bërë një verifikim dhe kontroll në vend të situatës tuaj. Por në këtë rast nëse do të verifikohen moskorrektësi ju mund të bëheni objekt i masave ligjore ndëshkuese”.

Ndërkohë nëpërmjet kësaj shkrese tatimet njoftojnë gjithashtu edhe bizneset me xhiro afër 5 milion lekë të bëjnë vullnetarisht deklarimet mujore të librave të shitjeve dhe të blerjeve dhe deklarimin e TVSH-së brenda datës 14 të çdo muaji. Komunikimi dhe informimi paraprak i tatimpaguesit me situatën e vet në marrëdhënie me administratën tatimore në mënyrë elektronike sipas tatimeve është mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare të OECD.

Ministria e Financave në fazën e dytë të luftës kundër informalitetiti ka kërkuar që kjo të jetë një standard i përhershëm i komunikimit të administratës me bizneset.

njoftim
(d.b/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: