TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shtyrë deri më datë 1 prill afatin për përditësimin e të dhënave nga ana e biznesit duke patur parasysh radhët e gjata të krijuara pranë sporteleve të QKR-së.

“Për arsye të fluksit të madh të aplikimeve, afati përfundimtar për përditësimin e adresave kryesore dhe sekondare të bizneseve si dhe përditësimin e kodeve ekonomike pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) shtyhet deri në datën 1 prill 2015″, thuhet në njoftimin zyrtar të DPT-së.

Kod Ekonomik cilësohet veprimtaria e biznesit. Përditësimi i adresave kryesore dhe sekondare të bizneseve do kërkohet të bëhet vetëm në rastet kur këto adresa rezultojnë të ndryshme nga regjistrimi i fundit i bërë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb