Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i është rikthyer edhe një herë kujdesesh për kuponin tatimor duke u bërë thirrje qytetarëve që të rrisnin përgjegjshmërinë për ta tërhequr atë. Në çdo rast kur subjektet nuk lëshojë kupon Tatimet nënvizojnë se atyre u lind e drejta të refuzojnë transaksionin.

“Administrata Tatimore, ju bën thirrje qytetarëve dhe i inkurajon që të tërheqin kuponin tatimor, për çdo mall apo shërbim që marrin. Tërheqja e kuponit tatimor, përveçse një detyrim ligjor dhe e drejtë e gjithsecilit, është një kontribut i drejtpërdrejtë për ekonominë dhe shërben në përmirësimin e shërbimeve publike për të gjithë.

Administrata Tatimore, ju kujton se çdo blerësi, personi fizik, juridik ose individi, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, shkruan Monitor.

Administrata Tatimore ju fton te denonconi çdo rast të mos lëshimit te kuponit tatimor duke vendosur , në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve: numrin e gjelbër pa pagesë 0800 14 14, adresën elektronike [email protected]. Ju gjithashtu mund të dërgoni mesazhe, foto apo filmime në numrin 069 70 73 733” thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: