TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha i referohet sërish qytetarit dixhital në postimet e tij në “Facebook”, por këtë herë për largimin e Briseida Shehajt nga drejtoria e tatimeve. Duke iu referuar atij që e quan “tatimore dixhital”, Berisha thotë se “Motivi i shkarkimit të Brisit nuk është: rënia e të ardhurave, pra dështimi; as dhe bikini tepër… në gusht në Dhërmi, por një motiv familjar”.

Sipas denoncuesit te Berisha, në vend të Shehajt të Tatimet, u emërua drejtoresha e re, “tezake në krahun nga nëna të Edi Ramës”.

STATUSI I PLOTE
Tezakja e mamase perze Brisin nga tatimet!
Tatimori dixhital informon:
Motivi i shkarkimit te Brisit nuk eshte:
– renia e te ardhurave, pra deshtimi
– as dhe bikni teper…. ne gusht ne Dhermi
– Motivi eshte thjesht familjar!
– Brisi u zevendesua me tezaken e familjes! sb
“Pershendetje doktor,po qarkullojne shume zera e thashetheme per shkarkimin e Brisit besnikes gjer ne krime te renda financiare te Edi Rames qe ju e keni quajtur me te drejte kryendrikulle te qeverise se piktorit deshtak.
Thuhet se ajo u shkarkua per mos realizimin e planit por kjo nuk esht e vertet,mbasi plani ka mbi nje vit qe nuk realizohet por shkurtohet
-Te tjera goje te liga thone se Brisin e shkarkuan super influentet te Rama per shkak te bikinit ekstravagant me te cilat ajo u shfaq ne ujrat e Dhermiut ku pushonte vet Rama dhe qe nervozoj njerz pa nevoj.Por as kjo nuk esht e vertet.
Shkaku i shkarkimit te Brisit esht zevendesimin e saj nga Edvini me tezaken nga nena dhe pik. Drejtoresha e re eshte tezake ne krahun nga nena te Edi Rames!”

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb