Kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News 24” deklaroi se Durrësi nën drejtimin e PS-së do të bëhet me portin më modern në Ballkan.

“Dje kemi pasur mbi 11 mijë të vaksinuar, që për një ditë të vetme, është shifër e pakrahasueshme me asnjë tjetër. Kjo ëhstë një tjetër betejë e fituar, sepse në fund politika është të fitosh beteja. Shqiptarët më 25 prill do i japin Ramës mundësinë për të vazhduar përpara. Berisha po barazon pak e nga pak Enver Hoxhën në politikë.

Ky mandat i ri zgjidh përfundimisht problemin e ujit të pijshëm. Ne do të riparojmë pjesën më të madhe të zonave informale në Elbasan, me infrastrukturë moderne. Tek rindërtimi dhe vaksinat, ra në sy lobimi i Ramës. Transformimii i portit të Durrësit do ta shndërrojë Durrësin në qytetin me portin më modern në Mesdhe.  Ne luftojmë ndaj virusit, e duket se Basha është bërë aleat. Falë Ramës, kemi marrë mbi 2 milionë vaksina”, tha Balla.

Taulant Balla nënvizon se sigurimi i vaksinave është meritë e lobimit personal të Ramës.

“Në Maqedoninë e Veriut ka një numër vaksinash shumë të reduktuar. kemi 120 vende të botës, ku vaksina nuk ka shkuar ende akoma. Sigurimi i vaksinave është meritë e lobimit personal të Ramës”, u shpreh Balla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: