Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka vijuar me takimet në Elbasan duke kujtuar djegien e mandateve të PD dhe LSI 23 muaj më parë.

Balla thotë se deputetët e PD dhe LSI tradhëtuan mandatet që ia dha populli, për hir të një maskarade.

Ai deklaron se tashmë është koha që realisht të çohet për skrap LSI dhe këta politikanë, pasi Basha gënjeu në 2017 kur u zotua se do e çonte për skrap partinë e Ilir Metës.

 

STATUSI NGA TAULANT BALLA

Zgjedhjet dhe vota janë ushtrim i autoritetit të sovranit. Gjatë këtij mandati të Kuvendit, 23 muaj më parë deputetë të PD dhe LSI tradhëtuan mandatet që u kish dhëne popullit, për hir të një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike. Këta soj politikanësh që tradhëtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund tu besohet më vota. Luli dhe Monika, Iliri dhe Saliu janë të gatshëm t’ju tradhëtojnë përsëri. Demokratët duhet ta dinë se vota për Lulin është votë që i shërben Ilirit dhe Monikës. Dhe mos harroni se Luli gënjeu kur u zotua se do ta çonte shpk-në e Ilir Metës për skrap. Është koha që ta çojmë realisht për skrap LSI-në dhe këta soj politikanësh.
Vijojmë takimet në çdo cep të Elbasanit.

(BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb