Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla nga Elbasani deklaroi se bashkia e këtij qyteti dhe të gjitha institucionet vendore janë vendosur në shërbim të të prekurve nga tërmeti që shkaktoi tragjedi në vend.

Balla theksoi se nga institucionet është bërë gjithçka e mundshme që të jenë sa më afër qytetarëve. Ai shtoi se qëllimi i qeverisë është që asnjë familje të mos qëndrojë jashtë.

“Shumë sipërmarrje i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Duhet pasur parasysh se çdo para duhet të harxhohet me kujdes, që të shkojë realisht aty ku duhet. Sot jemi në ditë të rëndësishme të kombit tonë, që u kthyen në dy ditë solidariteti kombëtar, është diçka që do të lë gjurmë në histori, pasi unë nuk kam përjetuar kurrë një tragjedi të tillë. Ende nuk e kemi një faturë të qartë sa dëme ka. Kemi akomoduar shumë familje të Durrësit. Qëllimi ynë është që asnjë familje të mos qëndroj jashtë, por të akomodohen”, deklaroi Balla.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb