TIRANE- Paralajmëroi se të enjten do nxirrte prova dhe ashtu bëri. Taulant Balla tregoi sot në Kuvend një foto tek e cila pretendon se shfaqet vëllai i një prej porositësve të “Toyota”-ve me 3.4 mln euro, në zyrën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Balla nxjerr foton
“Ja ku është me vëllain e një prej personave të shpallur në kërkim A.V. dhe E.V. në zyrën e Lulzimit, kjo është e pakundërshtueshme. Këtë provë do ia dorëzoj drejtësisë”,- u shpreh Balla.
WhatsApp Image 2018-06-28 at 13.39.27
“Kjo është prova më e qartë që është jo një njeri i paaftë por budalla që njofton vëllain e mikut të mos i bjerë nga Ankona por nga Bari. Dua ta kem përballë për këtë çështje”,- tha Balla ndërsa tregonte me gisht personazhet në foto.
WhatsApp Image 2018-06-28 at 13.39.28
Më tej socialisti vijoi akuzat, duke e sfiduar kryedemokratin Basha me fjalët: “Besoj që Toyotën me euro e prisje ti”.

Balla gjithashtu shtoi se Basha ishte ankuar tek gjermanët se kreu i Kuvendit i ndërpret fjalën, por sipas tij në 6 javë në foltore ka folur vetë lideri demokrat.

“Po e thonë të gjithë miqtë e Europës, si ka mundësi më Lulzim, ti lexon dokument zyrtar të shtetit gjerman pa cituar njeri, ndërkohë që sekretari i shtetit për çështjet europiane thotë: Shqipëria ka bërë një hap të madh përapara rrugës drejt BE.

Ikni, vijoni bojkotin e radhës, por nuk i shërbeni as PD, as Shqipërisë. Keni vetëm vezë për të hedhur e për të bërë pis.

SHBA përmes ambasadës së tyre, dolën e uruan dje shqiptarët. Se ato janë për t’u uruar. Lulzimi nuk lejon shqiptarët të gëzojnë për një vendim që pritet prej kohësh.

Reformat e marra dhe ato që janë në vijim duhen vlerësuar. Ky që po çon PD në humnerë, është metra larg, po s’të vjen turp mor Lulzim që i çon email politikanëve gjermanë se Ruçi i heq fjalën opozitës. Po mir mor z. Spaho pse i gënjen miqtë e Bundestagut, që i është hequr fjala opozitës, kur kemi 6 javë që këtë foltore e zë vetëm njëri,” tha Balla.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: